“Kam parë Berlusconi-n duke bërë seks me minorene”

Ish- kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ishte i lumtur, kur i ra akuza për seks me prostitutën minorene, Ruby.

Gjykata më e lartë në Itali e mori vendimin javën e shkuar, duke hapur rrugën për të që të kthehet në politikë.

Por sipas Daily Mail, çështja mund të rikthehet në gjykatë, pasi një nga vajzat është gati të dëshmojë për skandalin.

Ish- modelja Marysthell Polanco është në gjendje të ofrojë prova kyçe për çështjen, raporton Daily Mail.

Polanco ishte pjesë e vajzave që ka dëshmuar më parë, duke deklaruar se nuk kishte dijeni që ka pasur marrëdhënie seksuale mes Berlusconi-t dhe Ruby-t.

Por tani prostituta dominikane thotë se e ka parë 78- vjeçaren duke bërë seks me minorenen Ruby.

Ajo thotë se ata kanë bërë seks dy herë.

Për më tepër ajo pretendon se Berlusconi e ka mësuar se çfarë të thotë.

Në këmbim ka marrë një apartament dhe një rrogë.

Prokurorët mund ta marrin sërish në pyetje.

SHKARKO APP