”Kam thyer këmbën”, deputeti nuk shkon në gjyq. Prokurorja: Të vijë me patericë

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia nuk është paraqitur këtë të mërkurë në seancën në GJKKO në ngarkim të tij. Spahia është justifikuar nga avokatët mbrojtës me justifikimin se prej 1 muaji ka thyer këmbën dhe se i është rekomanduar të mos lëvizë.

Prokurorja e çështjes, Dorina Bejko pasi ka shqyrtuar dokumentin e avokatëve për gjendjen shëndetësore të Bardh Spahisë, tha se klienti i tyre mund të lëvizë me paterica dhe se duhet të merren masa për paraqitjen e tij në seancën e ardhshme. Seanca e radhës u caktua më 10 tetor, ku pritet që Bardh Spahia të merret në pyetje.

SPAK e çoi për gjykim ish kryebashkiakun e Shkodrës më 26 shkurt. Sipas SPAK, Spahia ka vepruar në shkelje të ligjit duke shkarkuar drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, pavarësisht se kishte një vendim gjyqësor për pezullimin e këtij akti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu SPAK thotë se Spahia, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër dhe njëkohësisht si Kryetar i Bashkisë Shkodër, më 18 korrik 2022 ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të administratorit Mark Molla dhe emëroi një anëtar të FRPD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?