“Kamarieri” mashtroi, sapo mbaroi dasma vodhi 1000 euro

Në dasmat Shqiptare, tradita dhe zakoni e kërkon hedhjen e parave kur kërcen cifti apo familjarë. Shuma e parave të grumbulluara, mund të shkojnë në disa miliona leke apo euro.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një “kamarier” dasmash ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për vjedhje.

Policia ka bërë me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme, ka arrestuar shtetasin Argentin Hodaj, 39 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si autor i vjedhjes së 1000 eurove në një hotel në Dhërmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas është autorë i vjedhjes së 1000 euro-ve në Hotelin “Splendor” në Dhërmi, me pronar shtetasin F.G”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vjedhjen e këtyre parave, 39-vjeçari dyshohet se e ka bërë në cilësinë e punonjësit “Kamarier” në një ceremoni martesore që po organizohej në këtë vend.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë për hetimet të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?