Kanada, lind bebja e parë në botë pa gjini as vajzë, as djalë

KANADA – Një bebe 8-muajshe nga Kanadaja mund të jetë fëmija e parë në botë që në kartën e shëndetit nuk do ta ketë të përcaktuar gjininë. Prindi Kori Doty, i cili nuk identifikohet nëse është mashkull apo femër do që gjinia e Searyl Atli, të mbetet anonim në mënyrë që fëmija të ketë mundësi ta zbulojë vetë gjininë më vonë shkruan BBC.

Doty thotë se ata po e rrisin foshnjën në një mënyrë të tillë derisa të ketë një sens vetëkontrolli dhe fjalorin e duhur për të kuptuar kush është. “Unë e njoh vetëm si bebe, dhe dua t’i jap gjithë dashurinë dhe mbështetjen që të bëhet një njeri i plotësuar, jashtë kufizimeve që të sjell kategorizimi si vajzë apo si djalë.

kori-doty
Por, lufta nuk ka mbaruar. Doty është përpjekur që të marrë një certifikatë lindjeje tek zyra civile pa një përcaktues gjinie për foshnjën.
Por, zyra civile ka refuzuar kërkesën e Doty-t, edhe pse në kartën e shëndetit të fëmijës është vendosur një “U” në vend të hapësirës për “seksi/gjinia”, që mund të përkthehet si “e papërcaktuar” apo “e pavendosur”.

Doty, bashkë me Shoqatën e të Drejtave të Njeriut argumentojnë se të gjitha dokumenteve zyrtare duhet t’u hiqet kategoria e gjinisë. Provincat e Kanadasë, përfshirë Ontarion, po e marrin në konsideratë mundësinë për t’i lejuar njerëzit të zgjedhin nëse e duan apo jo gjininë në certifikatë.

 

SHKARKO APP