Kanadaja jep dritën jeshile: Heroina ilaç

Kanadaja jep dritën jeshile për përdorimin e heroinës si një trajtim mjekësor për personat që janë shumë të varur nga droga.

Javën e fundit autoriteti shëndetësor i Kanadasë lejoi doktorët të aplikojnë për të leje, sipas programit special federal, për t’i ofruar pacientëve të tyre diacetylmorphine, ilaç farmaceutik i shkallës së heroinës.

Qeveriai referohet përdorimit të diacetylmorphine” në raste të emergjencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një numër shtetesh kanë lejuar doktorët të përdorin diacetylmorphine- për pacientë të cilët nuk u përgjigjen kura të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rregulli sqaron se heroina u jepet pacientëve vetëm në mbikqyrje të specializuar
Sipas një profesori të asociuar Oviedo- Joekes të Universitetit British Columbia në Kanada metadoni nuk funksionon për të gjithë pacientët. Punon shumë mirë si trajtim parësor, por për disa sëmundje duhet një trajtim sekondar apo një i tretë, shkruan CNN

Trajtimi mjekësor me heroinë për ata pacientë të cilët nuk i përgjigjen trajtimeve të tjera mund të ndihmojë që ata të rrinë larg rrezikut të përdorimit të mbidozës, infeksioneve virale përmes shiringës dhe endokardit.

Studimet tregojnë se heroina e përdorur si trajtim mjekësor me recetë redukton përdorimin e paligjshëm të drogës dhe kështu zvogëlon aktivitetin kriminal dhe kostot e shërbimit shëndetësor

Për këtë qëllim kryeministri i Kanadasë Justin Trudeu do të sponsorizojë një samit në lidhje me këtë cështje.

Por jo të gjithë kanadezët mbështesin këtë kurë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?