Kandidat i LSI denoncon raste flagrante shkeljesh nga policia
Kandidati i LSI pvr kandidat në qarkun e Tiranës, Ralf Gjoni, përmes një denoncimi të publikuar në rrjetin social facebook, është shprehur se ka raste flagrante të shkeljeve nga ana e Policisë së Shtetit.
“Inspektorë policie të veshur civil po futen nëpër qendra votimi të shoqëruar nga militantët e Rilindjes. Ky quhet ‘cubllik elektoral’ për të shantazhuar votën”, shkruan Gjoni.
Thirrja e tij shkon për drejtorin e policisë së shtetit, Haki Çako, ku i kërkon të bëjë publik emrat e punonjësve të policisë që thyen ligjin.
“I bëj thirrje Haki Çakos të bëjë publik emrat e punonjësve të policisë që thyejnë ligjin e të tërhiqet nga ky servilizëm partiak. Në të kundërt populli do mbrojë votën e tij. Policia duhet të mbrojë të drejtën e qytetarëve për t’u shprehur lirshëm, jo t’i lëpihet rilindjes”.
Gjithashtu Gjoni ka një mesazh për komisionerët, ku shkruan se:”Të mos tremben nga grahmat e fundit të rilindasve e kërkoj nga çdo qytetar i lirë të monitorojë e të denoncojë çdo rast shkeljeje apo shantazhi. Kurajë, ora e shansit të shqiptarëve po vjen”.