Kandidati i LSI i përgjigjet kandidatit të PD-së: Pasi humbi koburen e trimit u bë rilindas
Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kristi Xharau ka ironizuar keq kandidatin e PD-së Gent Strazimiri pas një statusi që ky i fundit publikoi në rrjetin social Facebook, ku shkruante se “i pandehuri” Meta duhet marrë nën mbrojtje nga Porkuroria, për akuzat që bëri në adresë të Policisë së Shtetit.
Kristi i ka kujtuar Strazimirit grushtat në koridoret e Kuvendit dhe e ka quajtur të rilindur tashmë. Reagimi i Kristit në ‘facebook’: Strazimiri ne prehërin e Ben Ndokës…
Pasi i humbi koburja e trimit, Gent Strazimiri u bë rilindas. Dhe çfarë rilindasi, fare mavi! Ndaj i trimëruar nga heroizmat e korridoreve të parlamentit, vajti dhe u ul në prehërin e Ben Ndokes. Tani është mirë!…