Kandidati i PS: Edhe demokratët vlerësojnë investimet e qeverisë
Lajme E Hënë, 24 Maj 2021 14:05
Kandidati për deputet Edmond Leka ishte në Dukat Fushë ku zhvilloi një takim me banorët e zonës me të cilët diskutoi për programin e ardhshëm qeverisës të Partisë Socialiste.
Gjatë bashkëbisedimit, Leka tha se është njohur nga afër me problematikat dhe se tani është momenti për të gjetur rrugët e zgjidhjes së tyre.
“Kam mbledhur shumë problematika. Me administratoren kam folur shpesh dhe jam në dijeni edhe të problemeve që ka zona këtu për kanalizimet e ujërave të zeza, problem madhor i tokave apo furnizimit me energji”, u shpreh Leka.
Sipas tij, çështja e energjisë po adresohet përmes investimeve të mëdha që po ndërmerr OSHEE, por sëfundi edhe përmes nënstacionit të ri që po ndërtohet në Orikum. Ndërkaq, çështja e pronave do mund të marrë zgjidhjen e saj përmes konkretizimit të reformës në sistemin e drejtësisë.
“Ka shumë të djathtë, njerëz pozitiv e qytetar që i vlerësojnë investimet e Edi Ramës. Janë shumë që kanë kërkuar që masivisht, në takimin e parë të Edi Ramës në Vlorë do të vijnë dhe do të jenë votues të hapur të Partisë Socialiste. Kur po e bëjnë të djathtët këtë gjë, pra po dalin hapur në mbështetje të Edi Ramës sepse e shikojnë që në këtë qytet, të pakten në Vlorë, janë bërë aq shumë sa nuk do ta bënte asnjë vlonjat i lindur dhe rritur në qytetin e Vlorës. Atë ndjeshmëri që ka Edi Rama për investimet në të gjithë Qarkun e Vlorës nuk do ta kishte askush”, insistoi Leka.