‘Kanë bërë krime me universitetet, z. Rama! Tre drejtues të Ministrisë së Arsimit duhet të arrestohen!
“Zoti kryeminsiëtr, nëse e ke seriozisht luftën ndaj korrupsionit dhe abuzimeve duhet të ndërhysh urgjentisht në ministrinë e Arsimit. Dy tre drejtues atje duhet të arrestohen për abuzimet që kanë bërë”.
Këtë kërkesë publike e bëri dje Hajro Limaj, drejtor i Institutit për Politkat e Sigurisë i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.
Një ish-diplomat karriere dhe specialist për çështjet e sigurisë, Limaj shpërtheu ashpër ndaj kësaj ministrie për shkak të asaj që ai e quan abuzim me detyrën, favorizizme klienteliste dhe allishverishe.
Gjatë emisionit Limaj dha edhe emra konkretë si autor të këtyre abuzimeve por gjithnjë sipas Limajt detajet dhe hollësitë do tia dërgoj personalisht kryeministrit Rama në një dosje të veçantë.
Ky është rasti i parë që bëhet një denoncim publik konkret pas nisjes nga puna të qeverisë Rama 2. Tashmë të presim reagimin e kryeministrit pas kësaj padie publike.