Kanye West: Mbeta pa miq kur njoha Kim Kardashian
Kur fillova të dilja me Kim Kardashian, disa prej miqve më thanë lamtumirë.
Ky ka qenë rrëfimi i rreperit amerikan Kanye West në një intervistë për Style.com.
Sa më shumë që dilja dhe njihja Kim, aq më shumë i humbisja miqtë, ka thënë ai.
Kanye ka shpejguar se një nga arsyet e këtij largimi mund të ketë qenë fakti se ata nuk e preferonin mënyrën se si Kim është bërë e famshme, me anë të pornografisë.
Miqtë e mi, por edhe disa miqtë tanë të përbashkët, na kthyen shpinën shumë shpejt pas lidhjes sonë. Disa prej tyre pa asnjë shpjegim, ka rrëfyer rreperi.
Duke treguar për jetën e tij, mes modës, muzikës dhe familjes, Kanye ka thënë se pavarësisht angazhimeve, sytë e tij janë gjithmonë tek Kim dhe North.
Unë nuk kam kohë ka thënë ai, as të shihem në pasqyrë.
Shoh vetëm bashkëshorten dhe vajzën. Synimi im është të mbroj vetëm ato e të kem sytë vetëm tek ato. Ky jam unë dhe më pëlqen stilim im i jetesës, ka përfunduar rrëfimin e tij, Kanye West.