Kanye West në shtrat me femra dhe meshkuj (Video +18)

Kanye West ka marrë guximin për të realizuar videoklipin më të nxehtë, kjo për këngën e tij “Famous” nga albumi “The Life of Pablo”.

Ai ka bërë këtë në një event të organizuar, ku janë mbledhur shumë njerëz dhe sigurisht, të pranishëm ishin edhe familja Kardashian.

kim

Çfarë ka marrë vëmendjen është videoklipi që ka lënë të gjithë të habitur, pasi bashkë me Kanyen në shtrat shihen edhe shumë personalitete të njohur, të gjithë të zhveshur.

Pranë Kanyes është bashkëshortja e tij, Kim dhe Taylor Swift në anën tjetër, ndërsa aty janë edhe Amber Rose e Ray J, ndërsa reperi thotë se të gjithë këto personalitete janë të vërtetë dhe kanë qenë pjesë e xhirimeve!

YouTube player

SHKARKO APP