Kaosi në sallë, shtyhet ngritja e komisioneve për reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Kaosi këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, çoi në shtyrjen e votimit për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme, atij për reformën Zgjedhore dhe për reformën Territoriale. Shkak u bë përjashtimi nga seanca plenare e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili është një nga propozuesit e dy amendamenteve që kërkojnë ndryshime në përbërjen e komisioneve.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se mazhoranca do të presë seancën e ardhshme për të dëgjuar propozimet e Bardhit, si shenjë vullneti për të çuar përpara ngritjen e këtyre komisioneve me konsensus. Bardhi ka kërkuar që në Komisionin për Reformën Zgjedhore të garantohet barazi në numrin e anëtarëve mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe që drejtimi të jetë i përbashkët me të drejtë vetoje nga opozita.

Kjo kërkesë vjen pas shqetësimeve të opozitës se mazhoranca po tenton të përfshijë në komision edhe PSD-në e Tom Doshit, e cilësuar si aleate e PS. Edhe për komisionin për Reformën Territoriale, Bardhi kërkon me anë të amendamentit të tij që të ketë përfaqësim të barabartë mes pozitës dhe opozitës, për të garantuar një proces të balancuar dhe gjithëpërfshirës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?