Karburantet, gjobiten 27 subjekte për shkelje

Në muajin Shkurt 27 subjekte, që tregtojnë karburante u gjobitën me gjoba që variojnë nga 100 mijë deri në 2 milionë lekë nga Inspektoriati Qendror Teknik gjatë muajit shkurt kryesisht për mungesa dokumentacioni si dhe për cilësinë e karburanteve.

Sipas IQT-së në këto subjekte tregtimi nga Shkodra dhe deri në Vlorë u vunë re shkelje të ndryshme, ndaj në total arrin në ku për pasojë, 5 subjekte u gjobitën për mungesë dokumentacioni dhe 22 për cilësinë e karburanteve.

Sipas IQT-së, 8 subjekte u gjobitën me shumën prej 2 milionë lekë, 14 të tjerë me gjobën prej 1,5 milionë lekë secili dhe 5 të tjerë me nga 100 mijë lekë gjobë.
Në total gjatë muajit Dhjetor-Janar u gjobitën 42 subjekte, të cilat tregtojnë lëndë hidrokarbure.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?