Karikatura e fuqishme e sulmit në Nice të Francës

Artisti i “Le Monde”, ka përshkruar tmerrin e sulmit në Nice të Francës. Fotografia e një fëmije dhe kukulla e saj, janë pamja më e frikshme e këtij sulmi.

Këto karikatura shprehin dhimbjen e tyre, solidarizimin por mbi të gjitha kërkojnë paqe, dashuri dhe unitet. 84 persona janë konfirmuar të vdekur dhe qindra të plagosur. Sulmuesi është identifikuar si një francez-tunizian i moshës 31 vjeçare, i cili u qëllua nga policia pas sulmit.

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka thënë se: “Karakteri terrorist nuk mund të mohohet” dhe një “horror ka zbritur sërish në Francë” Udhëheqësit e botës kanë dërguar mesazhe solidariteti për vendin.

Mijëra të tjerë janë postuar në mediat sociale, duke përdorur hashtagut #PrayForNice dhe #JeSuisNice. Shumë prej tyre kanë postuar një karikaturë nga Le Monde e artistit Plantu.

R.SH

SHKARKO APP