Karikatura e vitit: Trump shkel simbolet e kulturës

Një konkurs për karikaturat rreth presidentit të Amerikës, Donald Trump u bë të hënën në Iran ku imazhi fitues ishte ai që mbante xhaketën të mbushur me monedha 100 dollarëshe.

Një tjetër cilësi ishte mënyra se si kishte vizatuar flokët e presidentit, të cilat ishin në ajër dhe dukej sikur kishin marrë flakë.

“Doja të tregoja se si Trump shkel simbolet e kulturës,” – tha fitimtari Asadi që vizatoi karikaturën për dy javë.

Konkursi u mbajt në Tehran ku morën pjesë 74 shtete, përfshirë 4 artistë nga Shtetet e Bashkuara. Hadi Asadi nga Irani mori cmimin e parë duke fituar 1500 dollarë.

SHKARKO APP