Karroca e Ismail Qemalit dergjet në Kinostudio

Regjisori Dritan Huqi ka postuar në rrjetet sociale një foto nga filmi “Nëntori i dytë”. Ai shkruan se karroca e filmit ajo që shoqëronte Ismail Qemalin (aktorin Sandër Prosi), dergjet e shkretë në ambientet e Kinostudios.

“Karroca e filmit “Nëntori i Dytë”, një objekt simbol, në një vend normal do ekspozohej me dinjitet diku. Si pjesë e historisë jo vetëm e kinemasë, por edhe më shumë se kaq.

Por fatkeqësisht, “dergjet” drejt degradimit në një garazh të Kinostudios”, shkruan Huqi në profilin e tij në Facebook.

 

SHKARKO APP