Kate Moss e dehur, shkakton probleme në avion
Supermodelja Kate Moss u shoqërua nga forcat e policisë, pasi në gjendje të dehur shkaktoi probleme në një fluturim.
Ajo lëshoi fyerje ndaj pilotit dhe u tërbua me stjuardesat.
Modelja 41- vjeçare po fluturonte nga Bodrumi i Turqisë drejt Britanisë.
Asaj iu refuzua kërkesa për të pirë në avion dhe shkoi të marrë vodkën nga bagazhet e saj.
Pasagjerët thanë se ajo ishte e dehur që kur hipi.
Policia thotë se nuk e ka arrestuar, edhe pse ajo u shoqërua kur zbriti në Angli.
Supermodelja ishte në Bodrum për të festuar 50- vjetorin e një mikeshe.