Kate Winslet: Kur isha e vogël, më tallnin e më ofendonin
Jeta mund të sjellë surpriza. Aktorja me famë botërore Kate Winslet deklaron se nuk e ka patur aspak të thjeshtë kur ishte e vogël, kryesisht pasi fëmijët e tjerë e tallnin për pamjen e saj të jashtme.
Deklaratën, aktorja 39 – vjeçare e bëri në reality –n amerikan “Runnng Wild With Bear Grylls”, ku ajo merr pjesë bashkë me disa personazhe të tjerë të famshëm.
“Kur isha e vogël isha topolake, me këmbë të mëdha, flokë të pa kuruara dhe vishja këpucë të shëmtuara”, rrëfeu ylli i filmit të famshëm “Titanic”. Ajo shpjegoi se pikërisht për këto arsye moshatarët e saj e tallnin dhe e ofendonin. Por kohët ndryshojnë, sepse sot moshatarët e saj nuk njihen as në lagjen e tyre, ndërsa Kate është një ikonë e kinematografisë botërore