Katër llojet e çifteve që ekzistojnë në botë

Shkencëtarët nga Universiteti i Ilinoisit zhvilluan një eksperiment mbi 376 çifte të dashuruar. Ata u përpoqën të kuptonin se si ndjenjat e njerëzve ndryshojnë me kalimin e kohës dhe vëzhguan çdo çift për rreth 9 muaj.
Si rezultat i eksperimentit, u identifikuan 4 lloje çiftesh.
1. Konfliktues, por pasionantë
Ky është lloji i marrëdhënies tuaj nëse:
1. Shpenzoni mjaft kohë së bashku.
2. Takimet gjithmonë janë plot pasion.
3. Bashkimi karakterizohet nga grindje të shpeshta dhe pajtime pasionante.
4. Niveli i ndjenjave ndryshon vazhdimisht.
5. Largoheni për pak kohë, filloni të ndjeni mungesën dhe “vraponi” menjëherë në krahët e njëri- tjetrit.
Çifte të tilla ndonëse mund të duken të paqëndrueshëm, krijojnë një lidhje të fortë dhe nuk ndahen aq shpesh sa çiftet e tjera.
2. Të dashuruarit pas dramave
Ky është lloji juaj i marrëdhënies nëse:
1. Ka shumë ulje dhe ngritje në marrëdhënien tuaj.
2. Tentoni të merrni vendime bazuar në ndonjë përvojë negative nga e kaluara ose nga jeta përtej kufijve të marrëdhënies.
3. Për pjesën më të madhe të kohës që shpenzoni së bashku, ju flisni për marrëdhënien.
4. Preferoni ta kaloni kohën tuaj të lirë ndaras nga njëri-tjetri, secili me miqtë e tyre.
5. Anëtarët e këtyre çifteve ndahen dy herë më shpesh se të tjerët. Më pak se gjysma e këtyre çifteve pjesëmarrëse në eksperiment u martuan.
3. Njerëz qejfi
Ky është lloji juaj i marrëdhënies nëse:
1. Shpesh komunikoni nëpërmjet rrjeteve sociale.
2. Jeni një çift shumë i shoqërueshëm dhe keni shumë miq me të cilët jeni ulur së bashku.
3. Mbrëmja ideale për ju është të luani “Monopoly” me miqtë, të blini së bashku, ose të rri në një klub nate deri në agim.
4. Jeni të kënaqur duke folur për çdo gjë me njëri-tjetrin.
5. Marrëdhënie të tilla konsiderohen mjaft të forta, sepse ato bazohen në ndjenja miqësore. 2/3 e çifteve në eksperiment u martuan.
4. Të fiksuar pas njëri tjetrit
Ky është lloji i marrëdhënies tuaj nëse:
1. Kaloni shumë kohë së bashku.
2. Keni hobi dhe interesa të përbashkëta.
3. Merrni vendime të rëndësishme në lidhje me zhvillimin e marrëdhënies tuaj.
4. Keni të njëjtat pikëpamje se ku dhe si të kaloni pushimet tuaja.
5. Përpiqeni të zgjidhni konfliktet duke kërkuar kompromis.
Ky lloj i marrëdhënies doli të ishte më i lumtur: 90% e çifteve pjesëmarrëse krijuan familje të forta.
Përfundimi
Bazuar në rezultatet e studimit, shkencëtarët dolën në përfundime mjaft të qarta. Ndjenjat e çifteve që bënin pjesë në grupin “konfliktues, por të pasionuar” zhduken mjaft shpejt. Betejat e vazhdueshme midis “dashuruesve të dramës” gjithashtu çojnë në ndarjen e tyre.
Ndërsa “njerëzit e qejfit” dhe ato “të fiksuar drejt njëri-tjetrit” krijojnë familje të forta në shumicën e rasteve.
Natyrisht, formula ideale nuk ekziston dhe të gjithë vendosin ata vetë se si ta krijojnë një marrëdhënie. Por të kuptosh llojin e marrëdhënies tënde do të sjellë patjetër ndryshime pozitive.

SHKARKO APP