Katër presidentët e SHBA-ve të gdhendur në faqen e Mount Rushmore, skulptori që e ktheu idenë në vepër arti

Lista e monumenteve skulpturore në Shtetet e Bashkuara është mjaft e gjatë, por vetëm pak prej tyre janë bërë emblema e mjediseve të tyre dhe simbol i gjithë vendit.

I tillë p.sh është rasti me Statujën e Lirisë në Nju Jork. Gjatë viteve, gruaja e veshur me rroba, që përfaqësonte perëndeshën romake Libertas, u rrit shumë më tepër sesa simbol i miqësisë së madhe midis njerëzve të Francës dhe Shteteve të Bashkuara, por gjithashtu u bë simboli më i madh i lirisë në botë dhe një nga monumentet më të famshme skulpturore në botë.

Ka shumë përmendore dhe monumente të tjera të rëndësishme si statuja e Abraham Lincoln-it brenda Memorialit të Lincolnit, Monumenti i Uashingtonit, Bellit të Lirisë, Harkut të Portës së Shën Luisit etj. Megjithatë, kur bëhet fjalë për t’u bërë një emblemë e një mjedisi të veçantë dhe një simbol i gjithë kombit, asnjëri prej tyre nuk mund të përputhet me skulpturat në  malin Rushmore.

Skulpturat në malin e Rushmore të cilat vizitohen nga 3 milion njerëz në vit , si nga Shtete e Bahkuara të Amerikës ashtu edhe nga vende të tjera të botës  është monumenti më i famshëmshëm dhe një nga atraksionet më të spikatura turistike të vendit.

Idenë për një monumet të tillë e dha historiani Doane Robinson, por ai që e shndërroi idene në një vepër të tillë arti ishte skulptori Gutzon Borglum.

Në këtë skulpturë janë gdhendur fytyrat e katër presidentëve të Shteteve të Bashkuara, të cilët thellësisht e formësuan historinë e vendit dhe u bënë pjesë integrale e luftës për liri dhe demokraci. Fytyrat e gdhendura në anën e malit janë ato të George Washington, Thomas Jefferson, Abraham Lincoln dhe Theodore Roosevelt.

Sipas skulptorit të madh, “qëllimi i memorialit është të komunikojë themelimin, zgjerimin, ruajtjen dhe unifikimin e Shteteve të Bashkuara me statujat kolosale të Washingtonit, Jeffersonit, Lincoln dhe Theodore Roosevelt”.

Borglum filloi të gdhendje në vitin 1927 dhe punoi në projektin ambicioz deri në vdekjen e tij më 6 mars .

SHKARKO APP