Katër shtetas, dy të huaj dhe katër subjekte në gjyq
Kishin fshehur të ardhurat, ose kishin krijuar skema mashtruese me qëllim që t’i shmangeshin detyrimeve të shtetit duke përfituar shuma të mëdha. Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 4 shtetas dy prej të cilëve të huaj, dhe 4 subjekte private, të angazhuar në mbledhjen dhe përpunimin e skrapit, të akuzuar për krijimin e një skeme mashtruese me rimbursimin e TVSH-së. Nga kjo skemë është vërtetuar dëmi që i ka ardhur shtetit në vlerën e mbi 23 milionë lekëve (të reja). Hetimi është realizuar në bazë të referimit dhe bashkëpunimit të mëtejshëm me Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në përfundim të hetimit, Prokuroria ka ngritur akuzat për veprën penale “falsifikimi i formularëve” e kryer në bashkëpunim dhe “krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim.
Dërgohen për gjykim shtetasit dhe subjektet:
Ihab Younes, 35 vjeç, me shtetësi egjiptiane, hetuar me masë sigurimi “arrest me burg” (në mungesë)
Ndriçim Hysolli, 58 vjeç, hetuar me masë sigurimi “arrest në shtëpi”
Giuliano Perrone, 63 vjeç, me shtetësi italiane, hetuar me masë sigurimi “detyrim për paraqitje”
Dritan Laska, 41 vjeç, i hetuar me masë sigurimi ”Arrest në burg”
“XHULJA- AMR” sh.p.k
“BEHERA GROUP” sh.p.k
“Damiani Demolicioni” sh.p.k
”Kevin” sh.p.k