Kavaja e vogël për Elvis Rroshin, pas lirimit shijon jetën në ish-Bllok (FOTO)

Kryebashkiaku më famoz në vend, ai i Kavajës, Elvis Rroshi, ka qenë këtë fundjavë në syrin e paparacëve. Një figurë e cila lakohet shpesh nga selia blu, kjo për shkak edhe të hetimeve që janë mbi të, në lidhje me mosdeklaraimin e dënimeve në Europë, në formularin e derkiminalizimit.

Por, prej një jave, i rikthyer në krye të detyrës, me një start të madh, kreu i Bashkisë së Kavajës, duket si i ka munguar jeta prej vipi.

Të gjithë ata që ndjekin lajme politike, kanë mësuar se kryebashkiaku Elvis Roshi, mori pafajësinë në Gjykatën e Lartë pak ditë më parë dhe mund t’i kthehet jetës normale, si dhe punës së kryetarit të Bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Kavaja, një qytet histroik, por i vogël ku nuk të ofron shumë mundësi argëtimi, mesa duket, ka qenë shumë e vogël për ta mbajtur këtë gëzim të madh që Roshi ka, dhe në fundjavë duket se ka marrë rrugën dhe ardhur në Tiranë, në një lokal me emër në zonën e ish­-Bllokut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ishte dhe në shoqërinë e shumë burrave dhe të ndonjë deputeti të PS. Këtë skenë, e kanë parë me kuriozitet edhe analisti Lutfi Dervishi dhe Afrim Krasniqi, të cilët po kalonin aty rastësisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?