KE: Falimentimet rritën kreditë e këqija në Shqipëri

Komisoni Europian ka publikuar raportin e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate për tremujorin e tretë të vitit 2016. Për Shqipërinë, rritja reale e PBB-së arriti në 3.2%  me bazë vjetore në tremujorin e dytë, pas zgjerimit prej 3.1% të regjistruar në tre muajt e mëparshëm. Të gjithë komponentët e kërkesës së brendshme kanë pasur një kontribut pozitiv në rritje. Shpenzimet konsumatore kanë fituar vrull dhe u rritën me 4% me bazë vjetore. Konsumi i qeverisë përmbysi një rënie prej pesë tremujorësh dhe u zgjerua me 1.7%. Investimet kanë vazhduar të ngadalësohen, duke u zgjeruar me 4.4% me bazë vjetore. Eksportet neto kanë kontribuar negativisht në rritjen e PBB-së.

Raporti vlerëson rritjen e ndjeshme në tregun e punësimit, për dy tremujorë radhazi, ku industria pa rritjen më të madhe në punësim (+9.9% me bazë vjetore), e ndjekur nga shërbimet (+9.6%) dhe bujqësia (+3.4%).

Raporti shpreh shqetësimin për rritjen e ndjeshme të deficitit të llogarisë korente, ndonëse kjo shpjegohet pjesërisht me efektin e bazës së ulët. Tvlera e eksporteve të tregtueshme vazhdojë të bjerë në mënyrë domethënëse (-22.7% me bazë vjetore), duke rflektuar efektin e zgjatur të çmimeve të naftës. Në kahun tjetër, fitimet nga turizmi dhe prodhii i shërbimeve vazhduan të rrisnin sektorin e shërbimeve, që regjistroi një rritj me bazë vjetore prej 14.9%. Importi si i mallrave dhe shërbimeve u përshpejtua (duke u rritur përkatësisht me 17.9% dhe 22.3% me bazë vjetore).

Në qershor, deficiti i llogarisë korente arriti në 12.1% të PBB-së, nga 10.6% në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte u nxit nga nga investimet e energjisë dhe u rrit me 22.4%, duke mbuluar më shumë se dy të tretat e deficitit të llogarisë korente në tremujorin e dytë.

Raporti thekson se pavarësisht politikës lehtësuese monetare, kredia vijon e dobët (-0.1% në gusht). Të udhëhequra nga disa falimentime të mëdha, treguesi i kredive me probleme ka qenë në tendencë rritjeje që nga fillimi i vitit, duke arritur në 21.4% në gusht, nga 18.2% në fund të 2015-s.

Në tetë muajt e parë të vitit, të ardhurat nga taksat u rritën me 9.7% me bazë vjetore, në linjë me planin, megjithëse kjo ka të bëjë pjesërisht me të ardhurat që merren vetëm një herë për shkak të zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje për pagimin e taksave, por që ka të ngjarë që të kthehen mbrapsht. Shpenzimet në të njëjtën periudhë ishin 4.8% më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë, si rrjedhojë e përfundimit të kthimit të detyrimeve të prapambetura.

Në tërësi, realizimi i buxhetit deri në fund të gushtit kishte një suficit prej 0.9% të PBB-së vjetore.

Pas një rritjeje vjetore prej 5.2%, borxhi publik (përfshirë garancitë) arriti në 70.9% të PBB-së në fund të tremujorit të dytë.

Ballkani vazhdon rimëkëmbjen

Rimëkëmbja ekonomike në Ballkanin Perëndimor ka vazhduar në tremujorin e dytë të vitit 2016, teksa rritja vjetore e PBB-së është përshpejtuar në shumicën e vendeve të rajonit. Ndërsa investimet e forta vazhdojnë të mbështesin rritjen e performancës, konsumi privat është bërë një orientues kryesor i rritjes, duke reflektuar zhvillimet pozitive të tregut ekonomik dhe punës apo rritjen e pagave dhe transfertave. Performanca e eksportit në rajon ka fituar ritmin, por ka mbetur në përgjithësi modeste, pavarësisht përmirësimit në partnerët kryesorë tregtarë të BE-së. Rimëkëmbja çoi drejt krijimit të mëtejshëm të vendeve të punës në sektorin privat, por papunësia mbetet e lartë.

Pavarësisht progresit në konsolidimin fiskal, nivelet ende të larta të borxhit publik në shumicën e vendeve e të rajoni mbeten një shkak për shqetësim.

Performanca e rritjes në tremujorin e dytë është përmirësuar në Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëris Në

Malin e Zi, rritja e PBB-së reale u përshpejtua në mënyrë të konsiderueshme në 2.7% me bazë vjetore në tremujorin e dytë, nga 1.1% në tremujorin e parë, kryesisht për shkak të një rritjeje të investimeve. Në Maqedoni, ekonomia u përshpejtua lehtë, në 2.2% në krahasim me 2% në në tremujorin e parë, e mbështetur kryesisht nga shpenzimet kosnumatore dhe të konsumit të qeverisë. Gjithashtu Shqipëria ka shënuar një rritje të vogël në normën e zgjerimit të PBB-së, nga 3.1% në 3.2%, nxitur nga kërkesa e fortë e brendshme në veçanti në formën e konsumit privat. Ndryshe ka qenë trendi në Serbi, ku rritja vjetore e PBB-së reale u ngadalësuar në 2%, duke zbritur nga 3.8% në tremujorin e mëparshëm. Edhe në Bosnjë, rritja e prodhimit real ra në 1.4% nga viti në vit, në krahasim me 1.9% në tremujorin e parë.

SHKARKO APP