Këmbim valutor- Dollari forcohet, euro humb pikë lehtë ndaj Lekut
Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e gjelbër amerikane ka forcuar sërisht të premten pozitat në këmbim me lekun, ndërsa euro ka humbur lehtë pikë, duke ruajtur pothuajse të njëjtat vlera me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar këmbehet me 132.62 lekë ose 0.18 lekë më shumë se një ditë më parë.
Ekspertët shpjegojnë se rritja e dollarit kundrejt lekut shqiptar ka ardhur e ndikuar nga forcimi i kësaj monedhe në tregjet ndërkombëtare.
Forcimi i monedhës së gjelbër ka nisur që pas shenjave se ekonomia e SHBA-së ka pasur një rimëkëmbje mjaft të ndjeshme gjatë 2014, si dhe ka arritur nivelin më të ulët të papunësisë ndër vite. Ndërkohë edhe monedha europiane euro qëndron në kuota të larta kundrejt lekut, por me tendencë zbritëse thuajse të papërfillshme.
Një euro këmbehet me 140.43 lekë ose 0.02 lekë më pak se një ditë më parë.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 132.62 +0.18
EURO EUR 140.43 -0.02
Poundi Britanik GBP 196.73 -1.93
Franga Zviceriane CHF 131.69 -0.53
Jeni Japonez (100) JPY 109.19 -0.20
Dollari Australian AUD 101.59 -0.15
Dollari Kanadez CAD 104.18 -0.34
Korona Suedeze SEK 15.35 -0.14
Korona Norvegjeze NOK 16.29 -0.07
Korona Daneze DKK 18.83 -0.03
SDR SDR 182.54 +0.41
Ari(OZ 1) XAU 153247.35 -502.25
Argjend(OZ 1) XAG 2056.98 -18.35