Këmbimi valutor – Forcohet leku, rritet kundrejt Euros, Dollarit dhe Paundit Britanik
Dita e enjte ka shënuar një rritje të lekut ndaj të gjitha valutave kryesore të huaja, përfshirë edhe euron, me të cilën monedha kombëtare kishte mbajtur të njëjtin ritëm prej disa javësh.
Megjithatë kundrejt valutës së unionit europian rritja nuk ka qenë shumë e madhe, me vetëm 0.1 lekë në shitje. Ndërkohë, çmimi i blerjes së euros nuk ndryshon dhe vazhdon të këmbehet për 133.9 lekë.
Një dobësim të vogël kundrejt lekut ka pësuar edhe dollari amerikan, i cili, po ashtu, ka rënë me 0.1 lekë vetëm në shitje.
Luhatja më e madhe ditën e sotme i takon paundit britanik, i cili ka shënuar rënie me 0.5 lekë, edhe pse vijon të qëndrojë në nivele më të larta se gjatë javës së shkuar.
Franga zvicerane ka qëndruar e pandryshuar kundrejt ditës së djeshme, ndërsa dollari australian dhe ai kanadez kanë shënuar të dyja rritje ndaj lekut me 0.5 lekë. Rritja e dollarit australian është për t’u theksuar, pasi në blerje, ai ka shënuar rritje me 1 lek, e tashmë këmbehet me 89.3 lekë.
Valuta | Shitet | Blihet |
EUR/ALL | 133.10 | 133.90 |
USD/ALL | 114.20 | 115.00 |
GBP/ALL | 151.50 | 152.50 |
AUD/ALL | 88.00 | 89.30 |
CAD/ALL | 89.00 | 90.00 |
CHF/ALL | 114.20 | 115.20 |