Kënga e Sabianit për Sali Berishën rezulton e vjedhur
Lajme E Enjte, 8 Prill 2021 17:16
Ka bërë shumë bujë një këngë e Sabianit për Sali Berishën, me titull “Së bashku me Sali Berishën”.
Në rrjetet sociale, kënga në atë kohë u komentua si një teprim.
Por tani mësohet se kënga e Sabianit është e vjedhur nga një këngë greke, e titulluar “Gourban se son to theleman”.
Këtë vjedhje e ka zbuluar një tjetër këngëtar. Ai quhet Arjan Korkaj.