Këngëtari bjellorus do të performojë lakuriq dhe me një ujk në Eurovizion

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=2iq2HwMRaaY” width=”560″ height=”315″]

Performaca më e veçantë e Eurovizion të këtij viti duket se do të jetë ajo e këngëtarit bjellorus Ivan, i cili do të këndojë nudo në skenë dhe bashkë me të do të jetë edhe një ujkonjë.

Një video nga provat në skenë është publikuar nga mediat ruse, ku tregon këngëtarin 21 vjeçar tërësisht të zhveshur, e bashkë me të është edhe ujku, sigurisht i trajnuar.

“Është padyshim një përvojë e madhe”, tha Ivan për AFP-në. “Unë kurrë nuk kam performuar në skenë tërësisht i zhveshur dhe me kafshë të egra”, shtoi ai.

Megjithatë, Eurovision ndalon praninë e kafshëve në skenë dhe nuk dihet ende nëse do të pranohet ujku i këngëtarit bjellorus.

As për sa i përket veshjes nuk ka ndonjë rregull, por zëdhënësi i festivali Paul Jordan i tha AFP-së se një shfaqje e tillë ku festivali mund të ndiqet në familje është “jo e përshtatshme”

SHKARKO APP