Këngëtarja dhe politikani ndezin thashethemet për një romancë

Këngëtarja Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak javë pasi u konfirmua ndarja e saj nga aktori Orlando Bloom. Dyshja u pa duke darkuar në restorantin “Le Violon” në Montreal të hënën, gjatë turneut të Perry në Kanada.

Në pamjet e siguruara nga TMZ, Perry dhe Trudeau duken të përfshirë në një bisedë të afërt, me buzëqeshje dhe gjeste miqësore, duke ndezur menjëherë spekulimet për një lidhje të re.

Perry është aktualisht në qendër të vëmendjes jo vetëm për jetën private, por edhe për albumin e saj të fundit “143”, i cili është pritur negativisht nga publiku dhe është cilësuar si “i krijuar nga inteligjenca artificiale”. Shto këtu edhe reagimet kundër fluturimit të saj hapësinor me Blue Origin në prill, që shumë e konsideruan si të pavend dhe të dramatizuarN.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trudeau është larguar nga detyra si kryeministër në janar 2025, pas një rënie të madhe në popullaritet dhe përplasjesh me partinë e tij. Ai u zëvendësua nga Mike Carney pas një periudhe të tensionuar me administratën e Donald Trump, i cili e ka sulmuar publikisht në disa raste dhe ka kërcënuar me tarifa të rënda ndaj Kanadasë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?