Keni dëgjuar për mace me nëntë jetë, por nuk keni parë me tre bishta

Një mace me tre bishta është zbuluar afër një kopshti në Pekin të Kinës. Dy studente kanë filmuar një moment të tillë ku macja është larguar me shpejtësi sapo ka parë kamerën.

Kjo i përket rracës ‘Calico’, por është e vetmja që është parë me tre bishta. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, dëgjohet një nga vajzat duke thënë ‘Oh zot!’, pasi ka parë macen e pazakontë.

Ndërkohë, dallohet qartë se ka tre bishta pasi kanë të njëjtën gjatësi dhe ngjyrë, vetëm se janë të ndara nga njëra-tjetra.

SHKARKO APP