Keni gabuar gjithmonë! Patkoi tek dera nuk largon syrin e keq, por ..
Kemi parë gjithandej, jashtë dhe brenda vendit, që në portat e shumë shtëpive, ka nga një patkua.
Mendojmë se këtë e bëjnë për të mos i marrë më sysh, apo ndryshe, për të larguar syrin e keq, por jo, gaboheni. E vërteta qëndron ndryshe.
Si ka mbetur ky mit dhe përse?
Patkoi nuk mbahet për të larguar syrin e keq, por për të sjellë fat. Pra, është fatsjellësi i madh dhe ky mit vjen nga një legjendë e lashtë romake.
Sipas kësaj legjende, perandori romak Neron (37 – 68) për të dëshmuar pasurinë e perandorisë porosiste farkëtarët dhe mbathtarët (nallban turq.) t’i mbathnin kuajt me patkonj floriri.
Por metodat e të mbathurit 2000 vjet më parë, nuk ishin shumë të përparuara dhe kështu, kuajve u binin patkonjtë shpejt udhëve.
Në atë kohë, fshatarë të varfër gjenin rastësisht patkonj kuajsh dhe me to nxirrnin bukën e fëmijëve. Kështu, kush gjente një patkua, quhej njeri me fat të madh sepse ari ka qenë shumë i çmuar qysh në ato kohëra.
Pastaj, më vonë, ari u hoq nga qarkullimi për mbathje kuajsh dhe u zëvendësua me hekur.
Po edhe ky vlerësohej si metal, pastaj pak rëndësi kishte nëse patkoi ishte i praruarapo jo, kali, në fund të fundit, është një kumtar, një lajmëtar fati.
Nëse atij i bie një patkua përpara shtëpisë suaj, në arën tuaj, kjo është një shenjë që ai lë diçka të vlefshme për ju aty dhe jo gjetkë në pronën e tjetrit. Prandaj ka mbetur: të gjesh një patkua do të thotë se je njeri me fat të madh.