Keni kujdes nga dielli: Si të veproni nëse keni ngërçe të muskujve

Edhe pse temperaturat po luhaten ditëve të fundit, ka ardhur koha që ne duhet të bëjmë kujdes të madh nga dielli. Shuminca mendojnë që në rast se lëkura nuk na djegë nga rrezet e diellit, atëherë nuk ka asgjë të rrezikshme, por dielli ndikon në lëkurën tonë edhe kur jemi në hije.

Kujdes më të madh duhet kushtuar gjatë muajve qershor dhe korrik, për shkak se rrezet këto dy muaj janë më të forta dhe çdo rreze dielli ndikon edhe në organizëm. Sigurisht që më padurim i presim ditën e ngrohta të verës, por mos kujdesi nga këto rreze mund të na shpie edhe në ngërçe të muskujve dhe dëmtim fatal të lëkurës.

Në rast që dikush pëson kësolloj ngërçe, fillimisht duhet të largohet nga dielli dhe të konsumojë më shumë ujë se që ka humbur. Pijet asnjëherë nuk duhet të jenë të gazuara. Këtë duhet ta bëjnë vetëm përsonat që janë të shëndoshë, ndërsa ata që kanë problem me zemër dhe personat që janë në dietë duhet menjëherë të komunikojnë me mjekët.

Te doktori gjithashtu duhet të shkojnë edhe ata që ngërçi u zgjatë më shumë se gjysëm ore. Edhe aktivitetet e shumta fizike gjithashtu mund të ua komplikojnë jetën, kështu që duhet të keni kujdes në ruajtjen e temperaturës trupore dhe në rast që temperatura trupore kalon normalen atëherë ju duhet ta ndalni automatikisht aktivitetin.

SHKARKO APP