Keni vjedhur peshqirin në hotel? Ja çfarë rrezikoni
Nëse ndodheni në Itali dhe vidhni një peshqir, atëherë ky veprim mund t’ju kushtojë shumë shtrenjtë. Në fakt kjo është një praktikë e zakonshme e personave që kalojnë natën në një hotel, të cilët duan të kenë diçka nga vendi ku kanë kaluar ca kohë apo e kanë si zakon.
Por tashmë ky veprim mund t’ju përballi me dyert e burgjeve.Të vjedhësh peshqirë në hotelet italiane mund t’iu kushtojë deri në 3 vjet burg
Mediat italiane shkruajnë se sipas një raporti, 4 nga 5 italianë kanë pranuar se kanë marrë diçka nga një hotel; sapunë, peshqirë, shishe apo abazhurë.
Shpesh hotelierët nuk e bëjnë ankesa dhe heshtin, sidomos kur është fjala për gjëra të vogla, por ndryshon kur objekte të bëhen të vlefshme
Si pasojë ligji i mbron hotelierët. Neni 614 i kodit penal, në fakt, thuhet se “kushdo që merr posedimin e pronës së tjetrit, duke i privuar mbajtësin e saj, në mënyrë që të fitojnë fitim për vete apo të tjerët, do të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe 154 euro në 516 euro gjobë”.