Këpucët e zonjës së kokoshëve

Nga Flutura Açka/Kur zonja e karroces se kokoshave, humbi ndjenjat dje nga rrembimi brutal i karroces nga polices (kater cope, te urdheruar), kepucet e saj mbeten ne trotuar. Une I mora dhe i ruajtja.

Po ia dhuroj Bashkise t’i kete per muzeun e historikut te saj. Mbase kujtohen se keta qytetare nuk kane ndonje deshire te madhe te piqen ne diell, as ne shi e ne te ftohte per te keqyrur qytetaret, por per buken e gojes.

Dhe kerkesa per buken e gojes eshte instinktive dhe gjeja me humane e dykepuceshit njeri. Kur t’i kesh sekuestruar vilat e vjedhura, llogarite bankare te pajustifikuara, troturet e zene nga bosat e mafias (miqte e miqve), kur t’ia kesh siguruar kesaj gruaje buken si shtetar qe ke pergjegjesi per te dhe voten e saj, atehere, po: ate karroce ke te drejte ta heqesh, jo ta terheqesh zvarre. Ta paralajmerosh qe ta heqe si qenie njerezore qe ka arsye, jo si ‘armik’.

Kam pare disa dite me pare nje bukinisti te hekurat e viles se diktarorit, qe nje police (me floke extention, vetullat tatuazh dhe pa kapele, si kund ne bote police) po ia mblidhte librat. U trishtova. Dhe, edhe ngaqe isha perballe shtepise famekeqe, m’u kujtua diktatori. E edukoni policine shqiptare se eshte ne sherbim te qytetareve te vet dhe jo armike e tyre.

SHKARKO APP