Kërcënimi i xhihadistëve ndaj Europës
Nga Kevin Kapllani
Xhihadistët, organizimi më i madh terrorist islamik në botë i momentit, pasi ka dhënë provat që janë vërtet të rrezikshëm me aktet e tyre në shumë vende e duke vrarë njerëz të pafajshëm siç ishin gazetarë e ushtarë nga USA, Anglia dhe Japonia. Kohët e fundit, është dëgjuar për një sulm të ashpër në të ardhmen, kundrejt Europës e përkatësisht kryeqytetit Italian, Romës. Italia është kryeqendra e katolicizmit, e fesë kristiane, pra flasim këtu për shtetin e vogël të Vatikanit, të Papës së shenjtë. Lufta normalisht mendohet të jetë fetare dhe është pikërisht kjo arsyeja kryesore që i çon xhihadistët të sulmojnë këtë vend kristian. Pasojat nga ky veprim do të ishin të shumta dhe mjaft të rrezikshme. Shteti islamik ISIS (Islamic States, Irac Syria), pretendon të sundojë botën, e jo vetëm Europën. Pjesëtarët e këtij grupi e quajnë veten “njerëz të zotit” dhe janë të gatshëm të japin jetën e tyre për, profetin e tyre, madje gjenden të përfshirë edhe fëmijë të moshave mjaft të vogla, duke filluar nga mosha 10 vjeçare, të cilat përveç të tjerave kanë kryer dhe vrasje e krime, por “të nënshtruar” nga shefat e tyre. Nëse kjo luftë fetare midis këtyre shteteve do të fillonte, atëherë gjithçka për botën tonë do të përfundonte si mos më keq. Ju do të pyesni përse? Normalisht, pasojat e luftës janë kolosale, duke përfshirë vdekje të shumta në njerëz, të pafajshëm e civilë, plaçkitje e patjetër dëmet materiale, të cilët nuk mund të llogariten, prishja e shumë ekuilibrave natyrorë etj. Europa shprehet e bindur, kundër këtij sistemi terrorist, por t’i mundësh “njerëzit e zotit”, xhihadistët e betuar, nuk është e thjeshtë. Nëse mund të vrasësh njerëz të pafajshëm me gjakftohtësi të plotë përpara kamerës imagjinoni çfarë mund të bëjnë kundrejt agresorëve, siç mund të konsiderohen Europianët nga ta. Organizata sot e kësaj dite, po mbështetet e shtohet çdo ditë nga pjesëmarrës të rinj të gatshëm për të kryer gjithçka, megjithëse kjo me siguri është deri diku rruga e gabuar. Përse?! Dhuna nuk ka sjellë dhe nuk do të sjellë kurrë diçka të mirë, të jeni i bindur për këtë. Madje, janë të shumtë dhe shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria të cilët kanë shkuar në Siri për të luftuar përkrah ISIS, megjithëse viktimat edhe nga ana e shqiptarëve kanë qenë të shumta. Mendohet se masakrat do të vazhdojnë, por sa do të zgjasë një vepër e tillë e cila sjell vetëm shkatërrim e mjerim?!