Kërkohet varja në litar e dentistit, vrau luanin, krenarinë e Zimbabve
Walter Palmer deri kohët e fundit ishte i njohur vetëm si një dentist nga Minesota dhe tani pranë emrit të tij qëndron – armiku publik.
Ai u pagoi 50.000 euro organizatorëve në safari për të patur mundësinë për të vrarë luanin e quajtur Cecil, i preferuari i vizitorëve në Parkun Kombëtar Hwang në Zimbabve.
Luani Cecil, ishte 13 vjeç, dhe ishte krenaria e të gjithë Zimbabve,.
Edhe pse Palmer në një deklaratë për mediat, shkroi se i vjen keq për vrasjen e luanit, dhe se ishte i bindur se gjuetia është kryer në mënyrë të ligjshme, një ortek i komenteve ofenduese kanë përmbytur profilet e tij në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, të cilat për këtë arsye janë të mbyllura.
Organizata për mbrojtjen e kafshëve PETA kërkon që dentisti të dorëzohet, të dënohet me varje për shkak të vrasjes brutale e luanit.