Kërkoi të jetë kandidat për Tiranën, Erion Braçe bën lëvizjen e radhës: ja çfarë i kërkon KQZ-së
Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar nga KQZ rezultatet e tij në vota, që prej zgjedhjeve të vitit 1996.
Ndërkaq dje, Braçe ka qenë i pranishëm edhe në takimin në njësinë 11, me drejtuesit politik dhe socialistët e zonës.
Kjo lëvizje vjen pasi Erion Braçe u vetofrua si kandidat i PS për Bashkinë e Tiranës, ndërsa nuk e përjashtoi edhe mundësinë për të dalë si kandidat i pavarur.
Deklaratat janë bërë në takimin e Asamblesë së PS-së në njësinë 5 që u zhvillua dje pas mbledhjes grupit.

KOHA JONË SONDAZH

