Kërkon zëvendësimin e masës, nis në Gjykatën e Posaçme gjyqi për Erion Veliajn

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme në Tiranë gjyqi i kërkuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Gjatë javës së kaluar, Veliaj depozitoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit. Për këtë çështje ai mbrohet nga avokati Sokrat Gjermeni, i diplomuar në SHBA, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Avokati Gjermeni është i pranishëm në seancë, ashtu si dhe kryebashkiaku Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo kërkesë e Veliajt për heqjen e masës është njëra nga disa të ngjashme, dhe një prej tyre ka kaluar më parë në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Bazuar në argumentet e paraqitura, Veliaj kërkon heqjen e masës sepse: provat nuk do të dëmtohen, hetimi ka përfunduar, nuk ekziston rreziku i ikjes falë garancisë pasurore dhe ai do të ketë mundësi për t’u njohur me aktet në dosje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?