KESH “kërkon” 129.600 MWh – Hapet procedura e blerjes së energjisë për muajin nëntor

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur procedurën për blerjen e energjisë elektrike për muajin nëntor. Sipas njoftimit të shpallur, në total parashikohet blerja e 129.600 MWh, ndërkohë që afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga kompanitë e interesuara është data 26 tetor.

Sasia e kërkuar nga KESH është e njëjtë me një muaj më parë, pavarësisht se pas mbylljes së procedurës në total u blenë 111.750 MWh energji. Kërkesa për blerje vjen në kushtet kur asetet gjeneruese nuk po prodhojnë mjaftueshëm energji, në kushtet e mungesës së reshjeve të shiut, ndërkohë që  për blerjen e muajit nëntor do të përdoret sërish huaja e Bankës Botërore. Me qëllim përmirësimin e situatës financiare të kompanisë, gjatë këtij muaji KESH realizoi edhe procedurën e shit-blerjes së energjisë, e cila i siguroi një fitim prej rreth 243 mijë euro.

Procedura e optimizimit u bë për një sasi të vogël prej 17,800 MWh, ndërkohë që synonte pikërisht përfitimin nga diferenca e çmimit të shitjes me atë të blerjes. Në kushtet e thatësirës,  një ditë më parë edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike hapi procedurën për blerjen e energjisë për 5 ditët e mbetura të muajit tetor, duke kërkuar 29. 600 MWh energji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hapja e kësaj procedure erdhi pas blerjes së 119.040 MWh, që OSHEE realizoi në fund të muajit shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?