Këshilli Bashkiak miraton Buxhetin e vitit 2026 për Tiranën, Veliaj nuk u lejua që të merrte pjesë
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin 2026 me vlerë 400 mln euro.
Në mbledhje mungoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ndonëse kishte kërkuar të ishte prezent, SPAK ia refuzoi kërkesën. 29 amendamentet e opozitës nuk u hodhën fare në votim, ndërkohë që Partia Demokratike hodhi dyshime për legjitimitetin e këtij procesi.
”A e ka Ristani kompetencën për të firmosur, duke mos qenë kryetare e zgjedhur por e urdhëruar?”, pyeti Ilir Alimehmeti.
“Kemi për detyrë ta dorëzojmë. Çështjet mund të jenë të drejta, por s’jam autoriteti i duhur ta jap përgjigjen. Do ishte shkelje nëse nuk e dorëzoja një draft”, iu përgjigj Anuela Ristani.
KOHA JONË SONDAZH

