Këshilli i Mandateve për Ballukun, PS ende pa qëndrim zyrtar. PD: Seanca plenare të autorizojë SPAK-un për arrestimin

Në mbledhjen e Këshillit të Imunitetit, Partia Socialiste ka dalë kundër kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Ballukut. Deputeti i PS-së, Ulsi Manja ka deklaruar se “masat që janë në fuqi tani ndaj Ballukut janë të mjaftueshme për nevojat e hetimit”. Kurse 5 anëtarët e PD-së në Këshillin e Imuniteteve, kërkojnë që seanca plenare të autorizojë SPAK për arrestimin.

Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, qoftë ky arrest me burg, në shtëpi apo edhe kontroll banese. Duke qenë se kjo javë është “javë e gjelbër”, pritet që raporti të votohet në seancën plenare të 5 marsit. Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderë për Tunelin e Llogarasë dhe në hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe.

Qëndrimi përfundimtar i 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Imunitetit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, në mbështetje të neneve 73, 95, 103 të Kushtetutës, neneve 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe neneve 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit;

Swiss Digital Mobile Reklama

Rekomandojmë: Deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro, për miratimin e kërkesës nr. 43019Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur: “Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për znj. Belinda BALLUKU”, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku ajo është marrë si e pandehur dhe person nën hetim, për shkak se dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur, veprën penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?