Këshilltari i LSI-së: Bashkia nuk iu kthen përgjigje banorëve, punonjësit kanë “ikur” me leje

Këshilltari i LSI-së, në këshillin bashkiak të Tiranës, Prof Asoc Eltjon Halimi, ka ngritur shqetësimin se Bashkia Tiranë justifikon mungesën e zgjidhjes së problemeve të banorëve me arsyetimin e lejes së punonjësve.
Reagimi i Halimit në Facebook:
Apel për zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve!
Për të disatën herë kemi patur shqetësime nga banorë, të cilëve iu vonohen përgjigjiet nga Bashkia e Tiranës, me arsytimin e mungesës së punonjësve me leje.
Nisur nga përgjegjësia për qytetarët që përfaqësojmë, si dhe nga interesi për zgjidhjen sa më të shpejtë të shërbimeve që duhet të ofrohen në kohë dhe cilësi, kemi komunikuar me drejtuesit e Bashkisë, ku edhe pse disponimi i tyre ka qënë për zgjidhjen sa më të shpejtë të problematikës së hasur, përsëri qytetarët nuk kanë marë shërbimet e kërkuar.
Duke apeluar për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtyre problematikave të hasura, besojmë që nuk do të përsëriten më në të ardhmen.

SHKARKO APP