Këshilltari i Metës: Ja pse Rilindja ka frikë nga LSI

Pas mitingut madhështor të LSI-së sot në Tiranë, këshilltari i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi, shprehet se ndryshimi i LSI nga Rilindja është se LSI është e bashkuar në kultin e atdheut dhe jo të interesave.

Aleksi ka publikuar dhe foto të mitingut sot në Tiranë.

“Ej ti, Rilindës i Republikës së Re! E kuptojmë pse keni frikë. Ne jemi të bashkuar e bërë njësh prej kohësh, përmes kultit të të njëjtit atdhe, të cilin e kemi në zemër prej vitesh, përpara se sa ju të na mbillnit pabesinë dhe përçarjen. Sot besa – besë marshojmë drejt fitores historike më 25 qershor. #Voto LSI Nr 1. #Voto besa-besë”,- shkruan Aleksi.

SHKARKO APP