Kështu flitej shqipja në kohën e Skënderbeut

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në një familje fisnikësh në Rhinelandin e poshtëm (Harffi mbi Erft, një fshat në veriperëndim të Këlnit).

Në vjeshtën e vitit 1496, ai u nis në një udhëtim, mesa duket pelegrinazh drejt Tokës së Shenjtë, udhëtim i cili e çoi në Itali, përgjatë bregdetit të Adriatikut deri në Greqi, Egjipt, Arabi, Palestinë, Azi e Vogël, dhe më pas në kthim, në Europën Qendrore deri në Francë dhe Spanjë.

Gjatë rrëfimit të tij, ai ofron fjalor të shkurtër të fjalëve dhe shprehjeve në kroatisht, shqip, greqisht, arabisht, hebraisht, turqisht, hungarisht, gjuhën baske dhe bretone.

Këto përbëjnë ata që mund të quhen fjalorë thelbësorë xhepi për udhëtarët, që zakonisht përfshijnë fraza të tilla si “Mirëmëngjes”, “Sa kushton kjo?” dhe “Grua, a mund të fle me ju?”. Kjo pyetja e fundit mungon në fjalorin në gjuhën shqipe, nuk dihet për ç’arsye.

Ishte gjatë ndalesës së tij në portin e Durrësit në pranverën e vitit 1497, teksa po lundronte në bordin e një anije tregtare nga Venecia në Aleksandri, që ai hodhi në letër 26 fjalë dhe 12 numra në shqip, tetë fraza, të cilat përbëjnë një prej rregjistrimeve më të hershme. Po si flitej shqipja në kohën e Skënderbeut:

Ja fjalët që na sjell gjermani Arnold Van Harff.

Boicke­-Bukë  Vene­-Verë  Oie­-Ujë  Mische-­Mish  Jat­-Djath  Foeie­-Vezë  Oitter­-Uthull  Poylle-­Pulë Pyske-­Peshk Krup-­Kripë Myr-­Mirë Kycge-­Keq   Megarune-­Me ngrënë   Pijnë­-Me pi  Tauerne-­Tavernë   Geneyre-­Burrë  Groëa­-Grua  Denarye-­Para   Sto­-Po   Jae­-Jo   Criste­-Zot   Dreck­-Djall Kijrij­-Qiri    Kale-­Kalë   Elbe-­Elb    Fijet-­Me flejt   Mirenestrasse-­Mirëmëngjes   Myreprama-­Mirëmbrëma Meretzeën-­Mirësevjen.

SHKARKO APP