Kësti i gjashtë për 1400 të përndjekur politikë

Ministria e Financave ka publikuar emrat dhe dokumentet e nevojshme që duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Dëmshpërblimeve në Ministrinë e Financave të grupuara sipas kategorive të përshkruara në ligj. Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, dokumentet e kërkuara duhet të futen në një zarf të bardhë ku në vend të dukshëm të shkruhet emri i ish­të dënuarit që përfiton dëmshpërblimin dhe numri i dosjes. Dokumentet mund të dorëzohen dorazi pranë zyrave të Drejtorisë së Dëmshpërblimeve ose mund të postohen në adresën: Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesës së Dëmshpërblimeve, Tiranë.

Dokumentet sipas kategorive

Për kategorinë e parë me prioritet, “gra ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës”, kërkohet certifikatë personale jo më e vjetër se sa një javë nga data e dorëzimit si dhe një numër llogarie bankare në lekë në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Ministria e Financave kërkon që personi të sigurohet që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re. Për kategorinë e dytë me prioritet, “persona ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë”, si dokumentacion i nevojshëm kërkohet po ashtu një certifikatë personale jo më e vjetër se sa një javë nga data e dorëzimit si dhe një numër llogarie bankare në lekë në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa për kategorinë e tretë me prioritet, “Persona ish të dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda”, Ministria e Financave kërkon një raport mjeko­ ligjor (origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithsecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga: KEMCAP (KEMP­i epror), ose një raport mjeko ligjor për sëmundje onkologjike dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuar nga Qendra Shëndetësore Universitare “Nënë Tereza” apo Qendra Shëndetësore Universitare “Shefqet Ndroqi”; si dhe një certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit e një numër llogarie bankare në lekë në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Për kategorinë e katërt me prioritet, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë të cilët pavarësisht moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç”, personat e interesuar do të duhet të paraqesin një certifikatë personale jo më të vjetër se sa një javë nga data e dorëzimit; një certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur; një certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur; dhe një numër llogarie bankare në lekë në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda vendit. Për kategorinë e pestë me prioritet, “Për persona ish të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”, Ministria e Financave kërkon një certifikatë vdekje të personit ish të dënuar; një certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish të dënuar që nuk jeton më; një certifikatë familjare të ish të dënuarit ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur; një dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor; një vendim gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më; një numër llogarie bankare në lekë. Kurse për kategorinë e gjashtë me prioritet, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç” kërkohen si dokumente një certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe një numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda vendit

SHKARKO APP