Këtë video duhet ta shoh çdo prind

Një nënë ka postuar videon e djalit të saj 9-muajsh që mëson të qëndrojë vetë sipër ujit. Australiania Roxanne Turner e postoi në Facebook klipin e shkurtër, që tregon se si instruktorja e notit e hedh me kokë në pishinë vogëlushin, i cili, pas pak sekondash përpjekjeje, kthehet drejt dhe qëndron mbi ujë.

Edhe pse shumë personave mund të mos i duket normale kjo gjë, Turner thotë se djali i saj ka qenë në kurs për dy muaj me radhë përpara se të mësonte të qëndronte mbi ujë pa ndihmë.

Në Australi, 1 në 10 mbytje është një fëmijë nën 4-vjeç dhe për këtë arsye bebet mësohen se si të qëndrojnë mbi ujë derisa të vijë ndihma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?