Këtë vit Germanwings do të zhduket

Që nga themelimi i saj në vitin 2002 shoqëria bijë e Lufthansës u kthye në shpresën e koncernit. Qëllimi: Me leverdi për të triumfuar ndaj konkurrencës. Por bilanci i suksesit u errësua nga rrëzimi i avionit në Francë.

Realisht Germanwings u themelua si shoqëri fluturimi bijë e Euroëings AG në vitin 1997. Selia që në fillim ndodhej në Köln, ndërsa Lufthansa mbajti një tretën e aksioneve të saj.

Pesë vite më vonë shoqëria Eurowings GmbH u kthye ne Germanwings GmbH. Me pesë avionë të tipit Airbus A3190-100 kjo shoqëri filloi të fluturojë drejt destinacioneve të reja turistike nga aeroporti i Köln-Bonn-it. Fillimisht filozofia e firmës së re bazohej në konceptin "Pa lukse" – pra në emër të çmimeve të leverdisshme të fluturimit duhej hequr dorë nga shërbimet ekstra pa kosto për pasagjerët. Më vonë u afruan tarifa me më shumë komfort dhe u shtua numri i aeroporteve ku aderonin avionët e shoqërisë së re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga viti 2009 Germanwings ka kaluar plotësisht tek Lufthansa. Në kuadër të konkurrencës së ashpër në tregun e shoqërive që fitojnë terren me biletat e lira, Germanwings u bë gjithnjë e më e rëndësishme per Lufthansën. Christoph Franz, në vitin 2011 ende kryetari i bordit të Lufthansës e deklaroi si punë të tijën forcimin e shoqërisë bijë. Kritikët e akuzuan se me forcimin e Germanwings ai po dobëson markën e njohur Lufthansa. "Nuk vlen asgjë nëse ofrojmë një produkt me cilësi të lartë në treg, por që klienti nuk do ta blejë", kundërshtoi Franz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasuesi i Franz, Carsten Spohr vazhdon të ndjekë kursin e paraardhësit edhe më radikalisht. Si pasojë shumë destinacione të Lufthansës i kanë kaluar Germanwings, dhe sipas Spohr nga viti 2015 shoqëria e fluturimit do të ketë një bilanc pozitiv.

Por nuk do ta zgjasë shumë dhe emri i njohur Germanwings do të fshihet nga Lufthansa. Carsten Spohr bëri të ditur në fund të vitit 2014 se është duke u planifikuar zgjerimi i markës Eurowings në kontekstin e zgjerimit të ofertave të leverdisshme. "Germanwings ishte e suksesshme, por për arsye kostosh ne do të kalojmë tek Eurowings", tha Spohr. Nga ana tjetër kjo markë ka shanse të futet më shumë në tregjet europiane.

Shoqëria e re bijë e Lufthansës do të fluturojë edhe destinacione në Amerikë, në rajonet e Oqeanit Indian dhe Afrikë. Çmimi do të mund të jetë 40% më i lirë se tek Lufthansa. që të arrihen këto çmime parashihet të kursehet tek personeli, sepse personeli i shoqërisë Eurowings nuk ka të njëjtat tarifa si Lufthansa.

Ky plan nuk është mirëpritur nga sindikatat dhe është një ndër arsyet e grevave të shpeshta tek Lufthansa dhe Germanwings. Shoqëria bijë e Lufthansës që do të shndërrohet së shpejti në Eurowings është aktualisht pas Lufthansës dhe Air Berlin, shoqëria e tretë më e madhe e fluturimit në Gjermani. Ajo ka një kapacitet prej 85 avionësh dhe punëson më shumë 2000 punonjës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?