Këto dy qenë bëhen heronj ndërkombëtar!

Dy qenë mund të konsiderohen heronj pas shpëtuan një tufë delesh jo vetëm nga një zjarr që ra në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike (BC) të Kanadasë, por edhe nga arinjtë.

Lynn Landry u detyrua të braktiste fermën për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë zonën si pasojë e motit të thatë.

Mbrëmjen e 6 korrikut, zonja la pas 90 dele, duke i braktisur ato vetëm në shoqërinë e qenve Tad dhe Sophie.

“Nuk kishte asgjë që mund të bëjmë”, thotë Landry. “Duhej të largoheshim”.

Landry thotë se qentë janë edukuar për breza për të mbrojtur delet. Ajo thotë se e dinte se nëse qentë do të mbijetonin, ata kurrë nuk do t’i braktisnin delet e tyre. Kështu ata lanë një qese prej 35 kilogramë ushqim qeni.

Landry’s nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi për 20 ditë (përveç shkurtimisht për të hapur portat për të lejuar delet të pinë ujë nga liqeni).

Përkundër kaosit që mbizotëronte, Tad dhe Sophie mbajtën të rrethuar delet.

Në fund, Landry humbi vetëm një dele, “por ajo ishte e vjetër”, thotë ajo.

Tad dhe Sophie janë bërë heronj ndërkombëtar, por Landry thotë se fama nuk ka shkuar në kokat e tyre.

Ajo thotë se qentë mbrojtën delet edhe nga arinjtë dhe grabitqarët e tjerë.

SHKARKO APP