Këto janë objektet që klientët vjedhin në restorante
Restorantet shpesh bien pre e vjedhjeve dhe autorët nuk është se duan të vjedhin kasën, por thjeshtë objekte që duan t’i mbajnë si kujtim. Ka nga ata klientë që nuk shkojnë në restorant për të ngrënë, por edhe për të vjedhur objekte të ndryshme. Ne do të ju paraqesim listën e objekteve që preferohen të vidhen më shumë në restorante.
Në pozicionin e parë të objekteve më të vjedhura janë mbajtëset e sapunëve. Kjo ndoshta ndodh sepse, duke qenë në banjë, është më e lehtë për të vjedhur, ose ndoshta sepse në disa restorante luksit, këto janë të projektuara në detaje dhe shumë të kushtueshme. Duke qenë në banjë, është praktikisht e pamundur që të gjendet hajduti.
Por produktet e vjedhura janë të ndryshme dhe shpesh ato kanë kuptimin e një relikeje: lugët, thikat, filxhanët janë objektet më shumë të vjedhura nga klientët. Por lista nuk përfundon me kaq. Shpesh zhduket edhe letra higjienike e dizenjuar posaçërisht për restorantin.
Kur këta persona shihen duke vjedhur nga personeli i restorantit, ka vetëm një mënyrë që të parandalohet ky fenomen, duke i hequr klientët nga lista që të drekojnë apo darkojnë aty. Të kesh një tavëll apo pirun me emrin e shefit, sidomos kur është i famshëm, vjedhja e këtyre objekteve rritet jashtë mase. Nëse tek këto sende nuk shkruhet asgjë, ata kthehen në objekte normale dhe dëshira për t’i çuar në shtëpi bie mjaftueshëm.
Por hajdutët e restoranteve nuk janë një fenomen i ri: disa vjet më parë ishin tavllat e cigares, por që tani nuk vidhen më sepse në të shumtën e rasteve nuk lejohet që të pihet brenda në restorant. Kjo praktikë ishte bërë aq e shpeshtq, saqë mbi tavllë shkruhej mesazhi:-“Këtë e kam vjedhur nga… (këtu jepej edhe emri i lokalit)”. Kështu që të paktë ishin ata mund të rrezikonin të vidhnin tavlla.