Khloe Kardashian e pasigurt për trupin e saj gjatë shtatzënisë
Këto muaj kanë qenë pak të vështirë për yllin e ‘Keeping Up With Kardashian’, Khloe, e cila duket se nuk po e përjeton mirë ndryshimin në trupin e saj.
Bukuroshja, e cila edhe pak muaj pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, gjatë një intervistë për mediat është shprehur se këto kanë qenë muaj të vështirë për të, pasi është gjithë kohën në siklet: “Është e vështirë për mua gjatë këtyre ditëve, nuk ndihem mirë dhe jam gjatë gjithë kohës në siklet. Kam pasiguri për shumë gjëra. Unë besoj se edhe për Tristan është e njëjta gjë”.
Pak kohë më parë Khloe nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter i kërkoi paparacëve të mos e “persekutotin”, pasi ajo realisht ndihej e lodhur, i përzihej dhe prania e tyre i bënte të ndihej edhe më keq
Khloe, në ndryshim nga motra e saj e vogël, Kylie Jenner, është treguar që në fillim e hapur me fansat e saj, të cilëve përveçse u ka rrëfyer se është në pritje të ëmbël, gjithashtu u ka rrëfyer edhe momentet që po përjeton gjatë këtyre muajve.