Kika: Do dal nga Big Brother
Pas një natë të gjatë deri në orët e para të mëngjesit ndizen dritat dhe vendoset muzikë në sfond.
Sot për banorët që janë në nominim dhe për: Maria-Fisnik dhe Eleonora-Marina emocionet janë akoma dhe më të shumta sepse ata do të garojnë për “çiftin perfekt”.
Ku fituesi do të fitojë një çek prej 2 milionë lekësh.
Banorët po zgjohen një e nga një sepse sot i pret një natë e gjatë e mbushur me emocione.
Marina shkon te krevati i Kikës dhe e gjuan atë me jastëk sepse ai e ka trembur mbrëmë.
Kika shprehet se është i mërzitur dhe do të dal nga shtëpia e Big Brother.
Eleonora që dëgjon ato çka Kika thotë komenton duke i thënë: “ça filmi e ke këtë radhë me sa seri e ke”?
Eleonora e pyet serish Kikën” jam kurioze pse do të dalësh, sepse nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë”?
Eleonora mundohet ta bëjë Kikën të arsyetoj duke i thënë “që ti je ok me gjerat e tua, nuk je bërë akoma për të dal nga Big Brother”.
Por, Kika qëndron i shtrirë në krevat i mërzitur. Kjo gjë akoma nuk kuptohet nëse është lojë e Kikës apo vërtet do të dal, mbetet për t’u parë në vazhdim…